Prishja e shtëpive te “5 maji”, PD kërkesë për seancë në Komisionin e Ligjeve

Nga A2 CNN
19 Janar 2022, 19:38 | Politikë
Prishja e shtëpive te “5 maji”, PD kërkesë për

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend një kërkesë për seancë urgjente dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për prishjen e disa ndërtesave në zonën e “5 majit” në Tiranë, që do i hapë rrugë zbatimit të projektit të rindërtimit në këtë zonë.

Kërkesa është nënshkruar nga 8 deputetë demokratë dhe ka si qëllim t’iu vijë në ndihmë banorëve, të cilët pretentojnë se nuk kanë asnjë përgjigje se çfarë do të ndodhë me ta dhe a do të pajisen me shtëpi të reja.

Në seancë dëgjimore, përveç një përfaqësie nga banorët, janë thirrur edhe përfaqësues nga Bashkia Tiranë, IKMTR, Policia e Shtetit dhe Avokati i Popullit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos