Pas përjashtimit të Spahos, Basha emëron Salianjin si drejtues politik në Korçë

Nga A2 CNN
19 Janar 2022, 15:04 | Politikë
Pas përjashtimit të Spahos, Basha emëron Salianjin si drejtues

Lulzim Basha ka caktuar Ervin Salianjin si drejtues politik të Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës, pas përjashtimit nga kjo parti të Edmond Spahos.

“Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, sot Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Korçë, deputetin z. Ervin Salianji. Në këtë mënyrë, z. Salianji do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH-së në nivel qarku”, thuhet në një njoftim të Partisë Demokratike.

Spaho ishte një nga të përjashtuarit nga PD-ja pas protestës së 8 janarit në selinë e kësaj partie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos