
Ekspertja e komunikimit, Edlira Gjoni foli dhe për mënyrën sesi kryeministri Edi Rama priti liderët e Ballkanit Perëndimor në samitin që u mbajt në Tiranë.
Duke komentuar, gjuhën e trupit, Gjoni u shpreh se e pa kryeministrin Rama pothuajse në delir që po shfrytëzonte situatën komode ku ndodhej pas fitimit të mandatit të tretë dhe zhvillimeve të fundit.
Gjoni shkoi dhe më tej duke bërë një krahasim se e pa kryeministrin si të zotin e një dasme që priste të gjithë krushqit të hynin.
“Ajo që vura re në këtë samit pasi pamë të gjithë kryeministrat e rajonit dhe pritja që iu bënte Rama tregon qartazi që është pothuajse në delir. Kjo edhe për shkak për atë që është duke ndodhur në Shqipëri nga Amerika; shpallja e personave “non grata”, fitimi i mandatit të tretë. Ndjehet në një pozicion superkomod, ata që po e sulmojnë janë vetëm kundërshtarët. Kur po priste kryeministrat atje dukej sikur po priste i zoti i dasmës, por priste të gjithë të ftuarit, sikur ishte kryekrushku. Me një delir që mendoj se mund të ishte edhe më modest”, u shpreh Gjoni. (A2 Televizion)