Festa e Napolit shtyhet, Lazio thyen Sassuolo

Nga A2 CNN
4 Maj 2023, 07:35 | Futboll
Festa e Napolit shtyhet, Lazio thyen Sassuolo

Edhe pse çështja e titullit në Serie A është e mbyllur, Lacio ka bërë të pamundurën që ta shtyjë sa më tepër festën e Napolit.

Të kaltrit fituan 2-0 përballë Sasuolo-s në javën e 33-të të kampionatit, me golat e Felipe Anderson dhe Basiç.

Nëse Lacio nuk do të fitonte, atëherë Napoli do të ishte shpallur matematikisht kampion pa zbritur në fushë.

Pas këtij rezultati, skuadrës së Spalletit do t’i mjaftojë që mbrëmjen e sotme të marrë një barazim në fushën e Udinezes, për të festuar titullin e tretë në histori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos