
Atletico Madrid përfitoi nga humbja e Realit dhe u ngjit në vendin e dytë të klasifikimit në kampionatin spanjoll. Skuadra e Simeones shkatërroi me rezultatin 5-1 Cadiz dhe u ngjit në kuotën e 69 pikë.
Kolçoneros bëhen në këtë mënyrë ndjekësit më të afërt të Barcelonës, me 13 pikë diferencë.
Njeriu i ndeshjes për Atletiko-n ishte Antoine Griezman, që shënoi dy herë dhe më pas shërbeu për golat e Moratës, Carrasco dhe Molina.
Në takimet e tjera, vijon kriza e Valencias që barazoi 1-1 me Villarealin dhe barazoi Getafen me pikë në luftën për të mos rënë nga kategoria. (A2 Televizion)