Gjykata e Tiranës vendosi të pushojë hetimin e nisur nga Prokuroria e kryeqytetit mbi procedurën e privatizimit të OSHEE-së në vitin 2007, e njohur si çështja “CEZ”.
Pushimi u kërkua nga vetë Prokuroria, sipas të cilës gjatë kësaj procedure nuk ishte konsumuar ndonjë vepër penale.
Ndërkohë, prokuroria i bëri me dije gjykatës pamundësinë e gjetjes së dëshmitarit Nue Kala në Kosovë dhe Francë, ku adresat e tij ishin fiktive.
Hetimi i çështjes “CEZ” nisi pas kallëzimit të bërë nga ana e Kuvendit të Republikës, bazuar në raportin e një Komisioni Hetimor Parlamentar. (A2 Televizion)