Vetëm pak ditë më parë Ministrja e arsimit Evis Kushi ka folur për kontratën që duhet të nënshkruajnë studentët e mjekësisë, para nisjes së studimeve, për të punuar tre vjet në Shqipëri. Në rast refuzimi nga ana e tyre, tarifa e shkollimit do të jetë e njëjtë me vlerën që paguhet sot në universitetet private. Kjo deklaratë ka nxitur protestat e studentëve të mjekësisë, të cilët paraditen e së martës janë mbledhur para rektoratit për të kundërshtuar draftin që pengon lëvizjen e lirë të tyre. Gazetarët e A2 CNN Ornela Joti dhe Armend Pire sollën më shumë detaje në “Dita Jonë”. (A2 Televizion)
Pro dhe kundër, nisma për të frenuar largimin e mjekëve
