"Probleme me shëndetin", ish-kryebashkiaku Fatos Tushe kërkon lirimin nga burgu

Nga A2 CNN
21 Korrik 2021, 12:15 | Kronikë
"Probleme me shëndetin", ish-kryebashkiaku Fatos Tushe

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, i kërkon Gjykatës së Apelit lirim nga burgu, pas arrestimit nga SPAK për korrupsion pak javë më parë.

Ndërsa vetë gjykata ka caktuar datën 28 korrik për shqyrtimin e kërkesës, ku Tushe veçon problemet me shëndetin si argument për t’u liruar nga arresti me burg.

Problemet shëndetësore të tij, ish-kryebashkiaku i ka provuar nga të dhënat e pasqyruara me analizat e publikuara. Po ashtu, Tushe pranon edhe një masë garancie pasurore për të mos qëndruar në qeli.

https://a2news.com/2021/07/17/shkarkimi-i-tushes-i-ligjshem-braho-vendimi-mund-te-pezullohet-zevendesimi-pas-venecias/

Fatos Tushe u arrestua bashkë me zyrtarë të tjerë të bashkisë së Lushnjës me 6 korrik, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 23 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në dy fshatra.

Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit. Ai u shkarkua nga detyra nga kryeministri Edi Rama pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë dhe aktualisht ndodhet në masën e sigurisë “Arrest në burg”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/09/fatos-tushe-perjashtohet-nga-ps-rama-mesazh-te-forte-kryebashkiakeve-verini-gishtin-kokes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos