Mesfushori shqiptar hedh tjetër hap drejt elitës së futbollit italian

Nga A2 CNN
25 Janar 2023, 23:03 | Futboll
Mesfushori shqiptar hedh tjetër hap drejt elitës së futbollit

Mesfushori shqiptar Kleis Bozhanaj, i cili luan aktualisht me Carrarese, në Serinë C (kategoria e tretë e Italisë), është zyrtarizuar në një klub të Serisë B.

Mediat sportive italiane publikojnë se 21-vjeçari nga Tirana ka firmosur me Modena, skuadër me të cilën do të bashkohet në verë.

Bozhanaj, i cili ka qenë pjesë e U17 dhe U19 të Shqipërisë, si dhe pjesë e ekipit të të rinjve të Empolit bashkë me Asllanin, në vitin 2021 luajti edhe në Portugali, me Casa Pia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos