Gratë e fuqishme ekonomikisht bëjnë që ambienti rreth tyre gjithashtu të fuqizohet e të zhvillohet më mirë, por gratë shqiptare janë përgjithësisht të dobëta ekonomikisht, ndaj projektet që i mbështesin ato, janë një lajm shumë i mirë. Qendra për Nisma Ligjore Qytetare ndihmon gratë në bujqësi lidhur me pronën mbi tokën. Pronësi e cila shpesh u mohohet grave shqiptare mbi baza arkaike. Juristja Erisa Vora na tregon problemin dhe përpjekjet për ta zgjidhur atë. (A2 Televizion)
Problemet e grave dhe diskriminimi me pronësinë mbi tokën
