“Problemi nuk është në Kosovë, por jashtë", Gjoni: Thyerja e unitetit në politikën e jashtme destabilizon të brendshmen

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2020, 09:37 | Aktualitet
“Problemi nuk është në Kosovë, por jashtë",

Presion të organizuar që Kosova të merret vetëm me problemet e brendshme dhe jo me problemin e saj më të madh, që është politika e jashtme. Kështu i sheh analistja, Edlira Gjoni, zhvillimet e fundit në Kosovë, ku, sipas saj, janë marrë vendime shumë të forta brenda një viti.

“Duke u marrë me problemet e brendshme, Kosovës nuk i mbetet të merren me problemin e saj më të madh, politikën e jashtme. Presion i organizuar që Kosova të merret vetëm me problemet e brendshme.”

Gjoni thekson se Kosova duhet të ishte treguar e unifikuar karshi çdo tundimi dhe provokimi të jashtëm.

https://a2news.com/2020/12/22/qeveria-jokushtetuese-e-kosoves-si-arritem-ketu/

“Kosova duhet të ishte treguar e unifikuar karshi çdo tundimi e provokimi të jashtëm, por është duke u thyer. Jemi shndërruar nga viktima në të akuzuar dhe këto shfrytëzohen brenda Kosovës dhe jo jashtë saj”.

Sipas Gjonit, problemi nuk është në Kosovë, por jashtë saj. Ajo thotë se Kosova ka shqiptarët më me potencial për politikën e jashtme, por që fatkeqësisht bien pre e provokimeve të jashtme.

“Kosova ka shqiptarët më me potencial për të bërë politikë të jashtme, por fatkeqësisht bien pre e presioneve të jashtme, si dhe lobingjeve, e ndaj ulin kokën me problemet e brendshme. Duhet  të gjejnë zgjidhje, pasi problemi nuk është në Kosovë, por është jashtë. Ajo që ndodh në Kosovë nuk i bën mirë Kosovës”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/12/22/osmani-konsultohet-me-partite-kurti-zgjedhjet-te-zhvillohen-sa-me-pare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos