Procedohet Voltana Ademi

Nga A2 CNN
30 Qershor 2019, 10:52 | Kronikë
Procedohet Voltana Ademi

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, është proceduar penalisht për veprën penale të “Pengimi i zgjedhësit”, pasi sipas Policisë "duke ushtruar funksionin dhe autoritetin e saj si kryetare e Bashkisë Shkodër, ka urdhëruar me shkrim punonjësit e kësaj bashkie të mbyllin disa Qendra e Votimi (shkolla), të cilat administrohen në pronësi të Bashkisë Shkodër, konkretisht 53 Qendrat e Votimit".

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raportoi se ka pasur probleme me hapjen e disa qendrave të votimit në zonën e Shkodrës. Problemet në Shkodër janë hasur që ditën e djeshme ku dhjetëra qendra që ishin caktuar nga KQZ si qendra votimi ishin mbyllur me zinxhirë nga Bashkia e Shkodrës.

Në mbrëmje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi zhvendosjen e disa QV për shkak të bllokimit të hyrjes së tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos