Procesi i fiskalizimit, deputetët kërkojnë llogari për karburantet dhe bujqësinë

Nga A2 CNN
25 Janar 2022, 15:32 | Ekonomi
Procesi i fiskalizimit, deputetët kërkojnë llogari për

Fiskalizimi nuk po zbatohet në shumë sektorë si karburantet, bujqësia dhe transporti. Ky shqetësim është ngritur nga deputetët e mazhorancës dhe opozitës në mbledhjen e komisionit parlamentar të Ekonomisë, teksa diskutohej akti normativ për shtyrjen e gjobave të fiskalizimit për biznesin e vogël deri në fund të Qershorit.

Të njëjtin shqetësim e shprehu edhe ish-zv/kryeministri Erion Braçe, për sektorin e bujqësisë, ku sipas tij grumbulluesit nuk i lëshojnë fatura bujqve.

Në komision u kritikua edhe mosfiskalizimi i kompanive publike si OSHEE apo ujësjellësve, një shembull negativ për të gjitha bizneset që duhet të bëjnë këtë proces. Ndërsa deputeti Arbi Agalliu ngriti shqetësim edhe për sigurinë kibernetike të sistemit.

Deputetët vendosën të kalojnë për votim në Kuvend shtyrjen e gjobave për biznesin e vogël. Ndërsa u miratua edhe zgjatja deri në fund të Prillit i afatit të rivlerësimit të banesave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos