Procesi i imunizimit, rreth 770 mijë qytetarë të vaksinuar me dy doza

Nga A2 CNN
28 Shtator 2021, 13:38 | Aktualitet

Në 261 ditë të procesit të imunizimit kundër Covid-19, në Shqipëri janë administruar 1 693 555 vaksina, me një mesatare ditore prej 6489 dozash.

Që nga nisja e procesit më 11 janar të këtij viti e deri më 25 shtator, në vend janë vaksinuar me të dyja dozat 760 960 qytetarë, thënë ndryshe 26,89 për qind e popullsisë rezidente. Në pritje të marrje së dozës së dytë të vaksinës janë aktualisht 171 635 qytetarë.

Në vend kanë ardhur deri më tani 2 045 310 doza vaksine, ndërsa 82,8 për qind e tyre janë përdorur. Ndonëse Shqipëria u bë vendi i dytë në rajon, pas Serbisë që nisi vaksinimin e popullatës, aktualisht renditet dobët për sa i përket popullsisë së vaksinuar me të dyja dozat.

Serbia ka vaksinuar 43 për qind të popullsisë me të dyja dozat, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi rreth 32 për qind, Kosova 25.2 për qind, ndërsa Bosnjë-Hercegovina vetëm 13 për qind. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos