
Kriza politike dhe ndikimi i saj në ekonomi rrezikojnë ta çojnë vendin drejt skenarit grek.
Paralajmërimi vjen nga ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Malaj. Kriza aktuale, sipas tij, po rrit informalitetin dhe po dobëson investimet dhe konsumin, duke detyruar qeverinë që pas 1 korrikut të marrë masa shtrënguese, të tilla si reduktimi i shpenzimeve dhe rritja e taksave.
“Këtë situatë krize shpresoj ta kalojmë me sa më pak kosto për taksapaguesit. Është vërtetuar nga studime të shumta se pas një krize, të pasurit dalin më të pasur, ndërsa të varfërit më të varfër. Pas krizave gjithmonë duhet një ndërhyrje e rreptë financiare, atë borxh që është rritur duhet ta ulësh. Dhe të gjitha paketat që hartohen e vënë fokusin më shumë te shkurtimi i shpenzimeve dhe kur shkurtohen shpenzimet shkurtohet mbështetja sociale për shtresat në nevojë. E kemi parë këtë gjë me krizën e Greqisë”, tha Malaj. (A2 Televizion)