
Shqiptarët janë të pasigurt për ushqimet që blejnë dhe konsumojnë çdo ditë. Jo vetëm për mënyrën sesi tregtohen, mes pluhurit baltës dhe ndotjes ekstreme, por edhe si rriten e si arrijnë në tregje. Qumështi në bidonë plastikë dhe produktet e bulmetit në buzë të rrugës janë ende një realitet në Tiranë dhe në rrethe, ku situata është edhe më e rëndë.
Produkte që rriten artificialisht me hormone, pesticide dhe spërkatës që përdoren rëndom nga fermerët dhe që nuk kalojnë në asnjë filtër kontrolli. Ushqime që na vrasin e për të cilat askush nuk mban përgjegjësi.
Në periudhën e verës, rreziku shtohet edhe më shumë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton për kontrolle në shumë subjekte dhe për bllokim të atyre që tregtojnë jashtë standardeve. Por sa arrijnë të kontrollohen të gjitha pikat e shitjeve të produkteve ushqimore dhe tregjet në Shqipëri? Sa garanci japin institucionet shtetërore për sigurinë ushqimore? (A2 Televizion)