
Legjislatura e re, ka nisur me një qasje të re të kryeministrit Rama ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Në fjalën e parë në Kuvend në mandatin e ri, kreu i qeverisë shtriu dhe njëherë dorën e bashkëpunimit ndaj Partisë Demokratike, ndërsa kërkoi që problemet e brendshme t’i zgjidhin bashkë.
“Ftesa jonë është e hapur për PD-në, jo për të bërë kompromis që ata të na bëjnë lëshime, por të dialogojmë që ne t’u bëjmë lëshime atyre.“
Programi i ri i socialistëve është i përpiluar në bazë të premtimeve elektorale, por kryeminsitri u zotua se secila prej pikave do të realizohet. Një ndër pikat më rë rëndësishme në program është dhe rritja e pagave.
Në vëmendje kreu i qeverisë solli dhe Open Balkan, si dhe mosmarrëveshjet me Kosovën për këtë nismë.
Lulzim Basha nuk nguroi të kundërshtonte kryeministrin që prej karriges së tij, por mesazhet e tij u injoruan nga ky i fundit. (A2 Televizion)