
Në seancën parlamentare ku pritet miratimi i projekt-rezolutës për mbështetjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës dhe mbrojtjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të sigurisë evropiane, kreu demokrat Lulzim Basha kërkoi miratimin e një tjetër rezolute që PD i ka propozuar Kuvendit në lidhje me Kosovës. Në fjalën e tij në Kuvend, Basha u kërkoi autoriteteve shqiptare që të bëjnë gjithçka që Kosova të anëtarësohet në NATO dhe OKB.
“Të miratojmë sa më parë projekt-rezolutën tjetër që PD i ka propozuar këtij Kuvendi. Projektrezoluta ka të bëjë me derdhjen e toksinave në rajon, ku ndodhet i vetmi vend europian që ka refuzuar sanksionet kundër Rusisë dhe vazhdon të përkëdhelë agresorin gjakatar të Moskës diktatorin Putin. Dhe ne nuk mund të mjaftohemi me deklarata. Është detyra jonë t’i kërkojmë autoriteteve shqiptare të bëjnë gjithçka për t’i shërbyer paqes e sigurisë në rajon duke miratuar draft rezolutën. Kosova të anëtarësohet sa më parë në organizatat partnere të OKB duke pasur parasysh vendimet e Hagës, organit më të rëndësishëm të OKB të ndërmarrë një diplomaci më aktive për të bindur 4 vendet e NATO-s se njohja është kontribut për paqen e stabilitetin në rajon dhe BE. Përmes anëtarësisë sonë në NATO të forcohet bashkëpunimi me NATO-n që Kosova të bëhet vend anëtar dhe t’i hapet rruga anëtarësimit në NATO”.
Duke folur për agresionin rus në Ukrainë Basha solli në vëmendje gjenocidin serb në Kosovë dhe ndërhyrjen e NATO-s e cila i dha fund konfliktit dhe shpërbërjes së Jugosllavisë.
“Ne shqiptarët jemi kombi i fundit para kombit tuaj që kemi ndjerë në palcë shkatërrimet, vdekjet masakrat gjenocidi nga makineria e luftës së Milosheviçit, por ne e dimë që qëndresa e flijimi i më të mirëve me ndihmën e zotit dhe mbështetjen e kombeve të lira e demokratike, gjithmonë shpërblen. Këto janë ditë të errëta për Ukrainën dhe çdo komb që kërkon e lufton të jetojë në paqe. Ajo që po ndodh sot në territorin e Ukrainës është një luftë që na përfshin të gjithëve viktimat nuk janë thjesht qytetarë ata janë prindër fëmijë. Ndaj përmes kësaj rezulote ju japim mbështetjen plotë morale dhe përfaqësisë sonë në KS të OKB shtysën për të bërë gjithçka me aleatët perëndimroë që të merret çdo masë për t’i dhënë fund kësaj çmendurie. Çmenduria e Putin është akt i beftë i papritur dhe i paplanfikuar mjafton t’i drejtohemi propagandës së tij. Ironia ëhstë e qartë. Krahasimi mes një operacioni unik humanitar në Kosovë për të shpëtuar fëmijë e gra nga masakrat që u shpalosën para syve të botës. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte akt humanitar që i hapi rrugë një procesi atij të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, ndërsa Ukraina është e pavaruar por e dhunuar. Për Shqipërinë ka një dhe vetëm një Ukrainë dhe kjo i drejtohet popullit të Ukrainës kudo ndodhet. Me bashkimin e vullneteve të kombeve të lira ky agresion të zmbrapset”. (A2 Televizion)