
7 marsi e ka humbur kuptimin që mbart kjo ditë prej gati 1 shekulli e gjysmë.
Festa e mësuesit është kthyer në ditën e dhuratave dhe qokave të politikës. Prindërit janë kujdesur që fëmijët të mos shkojnë duarbosh në shkollë.
Kjo ditë nuk i ka shpëtuar as politikës për të rreshtuar mësuesit, secili në krahun e vet. Arsimtarët gjithnjë e më hermetikë për problemet e tyre, këte 7 mars kanë uruar përmes faqes së kryeministrit.
Edhe kryetari i opozitës, me të vetët, ka qarë hallet e arsimit në vend.
Për ministren Evis Kushi, kjo ishte dhe festa e saj, ndaj në aktivitetin e 7 marsit i bëri një surprizë vetes.
Ndërsa nga Presidenti Ilir Meta kërkohet më shumë mbështetje dhe vlerësim për arsimtarët.
Por, mësuesit e dinë fort mirë se ky është “show” i radhës dhe pas 7 marsit çdo gjë vijon si më parë. (A2 Televizion)