
Ndërtimi i shëtitores “Lungomare 2” parashikon prishjen e ndërtesave në Radhimë të Vlorës dhe pronarët e tyre ia prezantuan problematikën e aksionit të IKMT-së përfaqësuesve të Avokatit të Popullit.
Ata shtuan se dëgjesa publike ka qenë farse dhe është mbajtur ditën kur banorët konfrontoheshin me IKMT.
Çështjet e pronësisë kanë qenë në fokus të takimit dhe banorët thanë se po shpronësohen me 240lekë/m2 për pronat në bregdet.
Ndërkaq, avokati i banorëve, Armando Cakrani, renditi pasojat sociale të këtyre prishjeve.
Gjatë takimit, banorët thanë se pa asnjë argument po u skualifikohet edhe legalizimi i objekteve deri në Llogora, ndërsa shtojnë se do të vijojnë rezistencën për të mbrojtur pronat e tyre. (A2 Televizion)