
Sindikata e Policisë ngre alarmin se organizata po kalon në duart e ministrit Sandër Lleshaj. Ndryshimet më të fundit të ligjit parashikojnë që struktura qendrore e Policisë së Shtetit të miratohet nga ministri me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm.
Për kreun e Sindikatës, Sadedin Fishta, kjo e kthen Policinë e Shtetit vite pas.
Një tjetër problem mbetet dhe dinamika që kërkon policia në raste të caktuara të kriminalitetit.
Për kreun e Sindikatës, krahas përqendrimit të strukturës në duart e ministrit, ajo që kërkon rishikim është dhe heqja e efektivëve nga radhët e policisë dhe angazhimi i tyre në shoqërinë e ruajtjes fizike shtetërore. (A2 Televizion)