Dita e 11 e grevës së urisë, naftëtarët ngujohen, refuzojnë ujin dhe mjekun

Nga A2 CNN
8 Tetor 2020, 12:29 | Aktualitet
Dita e 11 e grevës së urisë, naftëtarët ngujohen,

Në ditën e 11 të grevës së urisë, 10 naftëtarët e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, janë ngujuar.

Ata janë vetëmbyllur brenda ambienteve ku po zhvillojnë grevën duke njoftuar edhe vendimin ekstrem që kanë marrë.

Edhe grevistët e tjerë janë shprehur të bindur për të përshkallëzuar në kushte ekstreme këtë grevë, deri në zgjidhjen e kërkesave ekonomike që kanë parashtruar për muaj me radhë.

Grevistët nuk kanë lejuar më brenda ambienteve të grevës as mediat. Në ditën e 11 të grevës së urisë, askush nga autoritetet shtetërore nuk ka ardhur të bisedojë me grevistët. Vizitorët e vetëm të tyre kanë qenë stafet mjekësore dhe përfaqësuesit e mediave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos