Prokurorët po hetojnë rolin e Trump në trazirat e 6 janarit

Nga A2 CNN
27 Korrik 2022, 09:49 | Bota
Prokurorët po hetojnë rolin e Trump në trazirat e 6 janarit

Departamenti Amerikan i Drejtësisë po shqyrton përfshirjen e dyshuar të Donald Trump në përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të 2020-s. Raportimet vijnë nga mediat amerikane që shkruajnë se prokurorët federalë kanë marrë në pyetje dëshmitarë që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, deri më tani kanë zgjedhur që të mos hapin një hetim zyrtar penal ndaj Trump për rolin e tij në trazirat e 6 janarit të kaluar. Në atë ditë, mbështetës të shumtë të tij pushtuan me dhunë Kapitolin amerikan, në një përpjekje për të përmbysur humbjen në zgjedhjet presidenciale. Trump i mbështeti publikisht personat që sulmuan ndërtesën, por mohon të ketë bërë diçka në shkelje me ligjin.

https://a2news.com/2022/07/23/garova-dy-here-fitova-dy-here-trump-pranon-se-mund-te-kandidoje-serish-per-shtepine-e-bardhe/

Ndërkohë, në një komision hetimor të ngritur nga Kongresi, dëshmitarët pohuan se ish-presidenti pa trazirat e vitit të kaluar në Kapitol në një televizor në Shtëpinë e Bardhë, duke injoruar fëmijët dhe ndihmësit e tij që “e lutën” të largonte turmën.

Trump duket se ende se ka pranuar realitetin, pasi në tubimin e fundit tha se garoi dy herë për president dhe se triumfoi dy herë. Gjithashtu, konfirmoi kandidaturën për zgjedhjet e vitit 2024. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/07/23/ukraina-sfiton-dot-as-me-armet-e-shba-orban-me-trump-dhe-merkel-kjo-lufte-nuk-do-te-niste-kurre/

A2 CNN Livestream

Latest Videos