
Prokuroria e Posaçme ka dërguar në Gjykatë 7 raste për miratimin e sekuestrove të ekzekutuara nga Operacioni Forca e Ligjit.
Në një njoftim për mediat, Prokuroria e Posaçme listoi objektet dhe mjetet motorike për të cilat ka kërkuar vendosjen e sekuestros përfundimtare nga ana e Gjykatës.
Mes objekteve për të cilat kërkohet sekuestrim janë ato në pronësi të Altin Hajrit, një prej personave të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës.
Bëhet fjalë për:
Ndërtesë katër kate me pishinë, e ndodhur në Shkodër.
Vilë katërkatërshe e ndodhur në Pjezë, Durrës.
Kompleksi “Golden Resort”, i ndodhur në Pjezë, Durrës.
Karburanti “ALT OIL 2008”, i ndodhur në Pjezë, Durrës.
Vilë dykatëshe, e ndodhur në Pjezë, Durrës.
Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 3280 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.
Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 398 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.
Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 561 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.
Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme ka dërguar në Gjykatë kërkesën për sekuestro për Saimir Taullaun, i cili njihet në qytetin e Lushnjës si rival i Aldo Bares.
Bëhet fjalë për:
Pasuri, me sipërfaqe 700 m2, nga të cilat truall nën objekt 478 m2, godinë ekonomike 2 kate dhe ambiente shërbimi (Shoqëria “SABA-Taullau 3” shpk), e ndodhur në Lushnjë.
Pasuri me sipërfaqe 595 m2, nga të cilat truall nën objekt 418.72 m2, godinë ekonomike 2 (dy) kate, karburant dhe ambiente shërbimi, e ndodhur në Lushnjë.
Pasuri me sipërfaqe 235 m2, nga të cilat truall nën objekt 104.7 m2, godinë banimi 2 (dy) kate, e ndodhur në Lushnjë.
Pasuri me sipërfaqe 465 m2, nga të cilat truall nën objekt 155 m2, godinë ekonomike 1(një) kat dhe bodrum, e ndodhur në Lushnjë.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar gjithashtu sekuestrimin e katër automjeteve: “Jeep”, vit i prodhimit 2008, një Audi A8, një Nisan Pathfinder, ngjyrë gri dhe një Jeep tjetër.
Ndërkohë me datën 22.02.2020, është vendosur heqja e masës së sekuestros (në kushte emergjence) të vendosur me Urdhrin Nr.138 datë 04.02.2020, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për pasurinë “Banesë 1 (një) kat, e ndodhur në Shkodër”, pasi u vlerësua që është sekuestruar në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ.
Në lidhje me kërkesat e tjera të paraqitura për vlerësim nga Policia e Shtetit, vazhdojnë procedurat e vlerësimit nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. (A2 Televizion)