Pronari fans i Shakirës, momenti kur Pique dhe e dashura e tij nxirren jashtë restorantit në Barcelonë

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2023, 11:25 | Showbiz

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar së fundmi në Barcelonë, ku protagonistë ishin ish-futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique dhe e dashura e tij e re, Clara Kia.

Duket se ndarja nga këngëtarja e njohur dhe ish-bashkëshortja e tij, Shakira, ka ngjallur mjaft zemërim te fansat e të dyja palëve dhe këtë e tregon edhe incidenti më i fundit.

Një video që qarkullon orët e fundit tregon se çifti është nxjerrë nga një restorant në Barcelonë, për shkak të asaj që i kanë shkaktuar Shakirës.

Sipas “Marca”, Pique dhe Kia u përjashtuan pas një urdhri të dhënë autoriteteve nga pronari.

Në pamjet që qarkullojnë në internet, të dy largohen nga restoranti të mërzitur dhe kthehen në makinën e tyre për t'u larguar.

Bashkë me të në qendër të vëmendjes ka qenë edhe partnerja e tij e re, Clara Kia, me të cilën nuk ngurrojnë të bëjnë shumë dalje publike. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/24/mbylle-gojen-britmat-ne-mes-te-rruges-te-sherrit-mes-shakires-dhe-mamase-se-pique/
https://a2news.com/2023/01/21/e-verteta-universale-qe-po-na-servir-sherri-shakira-pique/

A2 CNN Livestream

Latest Videos