
Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla foli në lidhje dhe me ndryshimet kushtetuese të propozuara nga PS për të zgjatur afatin e vettingut, për të cilat nevojiten dhe votat e Partisë Demokratike.
Balla u shpreh se edhe PD do të bindet ditë pas dite se kjo reformë duhet të shkojë përpara.
“Tashmë jo vetëm ne që kemi qenë mbështetësit kryesor të çuarjes përpara të reformës në drejtësi, natyrshëm qytetarët shqiptarë të cilët janë ata që e mbështetën me votë çuarjen përpara të reformës në drejtësi, por unë besoj që edhe me rastet e djeshme dhe pardjeshme, ato që do të vijnë do të tregojnë që ne kemi bërë mirë me reformën në drejtësi. Dhe mendoj që edhe Partia Demokratike do të bindet ditë pas dite se reforma në drejtësi duhet të shkojë përpara. Kështu që unë mendoj që vota që Partia Demokratike duhet të japë me grupin e saj parlamentar në mbështetje të ndryshimeve kushtetuese duhet të burojë nga nevoja e një ndryshimi kursi nga PD në lidhje me reformën në drejtësi dhe jo si pjesë e një pazari”, u shpreh Balla. (A2 Televizion)