Propozimi i opozitës: Partitë të financohet 100% nga buxheti i shtetit

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2019, 13:28 | Politikë
Propozimi i opozitës: Partitë të financohet 100% nga buxheti i

Në tryezën e tretë mes Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, mësohet se është propozuar financimi 100 përqind i partive politike nga buxheti i shtetit, me qëllim shmangien e financave private nga burimet e dyshimta.

Burime nga grupi i punës kanë bërë të ditur për A2 se është propozuar që KQZ të bëjë një listë kostosh reference të detyrueshme, me qëllim matjen e shpenzimeve për një kandidat dhe parti në fushatën zgjedhore.

Po ashtu, është propozuar që të përcaktohen kriteret e llogaritjes së financimeve për mediat. PD në draft parashikon uljen për mjetet e propagandës në fushatën zgjedhore. Kostoja e reklamave të zbritet nga detyrimet që mediat kanë ndaj shtetit, ishte një tjetër propozim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos