
Partia Socialiste është kundër prekjes së Kushtetutës, duke refuzuar paraprakisht një konsensus të mundshëm në rast të rrotacionit të pushtetit. Për juristët e forcës që qeveris vendin ku angazhim i demokratëve është thjesht një tentativë për t’u arratisur nga realiteti.
“Nuk duan të ballafaqohen me arritjet e Partisë Socialiste”, tha për A2, deputeti Adnor Shameti.
Lulzim Basha kërkoi votat e tyre për të ndërhyrë në ligjin themeltar të shtetit kur të vijë në pushtet, por mazhoranca aktuale i konsideron fantazi në metrat e fundit të përmbushjes së reformës në drejtësi.
Deputeti socialist, Adnor Shameti, megjithatë nuk përjashton mundësinë që kushtetuta të preket, jo në pikat që propozojnë Basha dhe juristët e tij. Kushtetutën, opozita propozon ta bëjë të re, ku të ketë të përcaktuar një parlament me disa dhoma, kufizim deri në 2 herë të mandatit të kryeministrit dhe një president që zgjidhet nga populli. (A2 Televizion)