Dega Durrës i ka propozuar kryesisë së PD emrin e Luan Hotit për të kandiduar për kryetar bashkie në këtë qytet në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Për Hotin, tashmë vendimin pritet ta marrë kryesia e Partisë Demokratike. Ky është emri i parë që është bërë publik deri tani nga Partia Demokratike, ndërsa Rithemelimi dhe Partia Socialiste kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre në 6 bashki të vendit.
Në Durrës, Rithemelimi do të kandidojë me Ardi Mukën, ndërsa PS me Emiriana Sako. (A2 Televizion)
