
Analisti Lutfi Dervishi i cilësoi zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit si një test për fuqinë elektorale brenda PD dhe jo për qeverinë.
Sipas Dervishit, testi i vetëm për qeverinë është se a do të ketë mundësi të garantojë zgjedhje të pakontestuara.
“Presidenti Nishani tha që duam të tregojmë modelin dhe fuqinë që kanë më shumë vota se pjesa tjetër. Kjo është situata më e vështirë për PD nga themelimi i saj dhe se viti 1997 dhe ka kërkuar të jetë pjesëmarrëse për të treguar se ka elektorat. Është një kuti votimi e diktuar që do të jetë test për fuqinë elektorale brenda PD. Qeveria nuk është se ka ndonjë objektiv të madhe në këto zgjedhje, ka 55 bashki. Prej 3 vitesh i ka të gjitha. Dhe kur i ke të gjitha nuk ke vend ku t’i lesh. Testi I qeverisë është a garanton zgjedhje të pakontestuara dhe a garanton kandidatura që nuk i zë dekriminalizimi më pas. Shkodra është betejë brenda PD. Sa i përket LSI, zoti Nishani tha që ka një eksperiencë bashkëpunimi që nga 2009”, u shpreh Lutfi Dervishi në Debat. (A2 Televizion)