Protesta e 3 marsit, Berisha: Objektivi ynë është vetëm Rama, jo gjykata

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2023, 16:39 | Politikë
Protesta e 3 marsit, Berisha: Objektivi ynë është vetëm

Protesta e së enjtes para Parlamentit dhe ajo kombëtare e thirrur në 3 Mars ishin fokusi kryesori i Sali Berishës gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD.

Tubimin që do të mbahet paralelisht me seancën plenare, kreu demokrat e cilësoi si ditë prove të fortë.

“RamGonigali nuk duhet të hyjë në parlament. Edhe po hyri, duhet të mbetet nën presionin e tmerrshëm të revolucionit aty ku është, brenda parlamentit”, tha kreu i demokratëve.

Berisha u ndal të qartësonte synimin që sipas tij ka protesta kombëtare që do të mbahet nga PD në 3 Mars, ditë kur Gjykata e Apelit pritet të shqyrtojë vlefshmërinë e vendimit të shkallës së parë që miratoi vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021. 

“Theksoj se protesta ka vetëm një objektiv: Edi Ramën, Edi Ramën, Edi Ramën. Nuk ka të bëjë as me gjykatën, as me institucionet e tjera. Ne nuk bëjmë veprime në paragjykim. PD e ka vendimin e gjykatës”, shtoi Berisha.

Gjithsesi, një mesazh ia dërgoi gjykatës. 

“Gjykimi është për të pranuar palë Alibashën. Pse e bëri Blerina Muçi nën ndikimin e Edi Ramës dhe Yuri Kim, të tjerë nuk mund ta bëjnë një akt të tillë sepse përmbyset sistemi i drejtësisë. Nëse shpall palë atë që nuk ka qenë palë, t’i hap rrugën e rrëzimit të çdo vendimi gjyqësor me urdhra politikë”, deklaroi Berisha.

Ndërsa vendimin e autoriteteve italiane, për t’i dhënë azil politik ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla, e përshëndeti.

“Nuk them se Llalla ishte një prokuror i fortë apo pa të meta, por shqiptarët duhet ta dinë se Adriatik Llalla u sanksionua sepse guxoi të denoncojë kompanitë e Sorosit. Sapo njoftoi Kongresin e SHBA për këto veprime, ai në mënyrë hakmarrëse, u shpall non-grata”.

Berisha ftoi autoritetet italiane të hetojnë më tej, pasi sipas tij dënimi me 2 vjet burg i Llallës në Shqipëri nuk është thjeshtë një vendim diskriminues.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos