Vrasja e Xhuvanit, PD: Arrestimet në Elbasan pas dëshmisë së Dumanit

Nga A2 CNN
28 Qershor 2022, 14:00 | Politikë
Vrasja e Xhuvanit, PD: Arrestimet në Elbasan pas dëshmisë së

Me anë të sekretarit të Përgjithshëm, PD-ja ka reaguar për arrestimin e zyrtarëve të policisë së Elbasanit një ditë më parë për ngjarjen e ndodhur para zgjedhjeve të 25 prillit në vitit 2021 në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Noka u shpreh se arrestimet në Elbasan kanë ardhur pas dëshmisë së bërë nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.

https://a2news.com/2022/06/27/vrasja-e-pjerin-xhuvanit-arrest-shtepie-per-2-ish-zv-drejtoret-e-policise/

“Ngjarja tragjike e prillit të shkuar në Elbasan, ka shënuar dje edhe një viktimë tjetër: Të vërtetën.

Në përpjekje për të manipuluar dinamikën e ngjarjes, dhe përfshirjen në të të zyrtarëve të lartë, Policia ka bërë dy arrestime të cilat nuk zbulojnë gjë, por fshehin. Nuk bëjnë drejtësi, por e varrosin atë.

Arrestimi i dy zv/ drejtorëve dhe pezullimi i 6 policëve, nuk është gjë më shumë se hi syve opininionit publik.

Nuk është asgjë më shumë se përpjekja e dytë për të kaluar nga manipulimi fillestar në varrosjen përfundimtare të ngjarjes.

Përgjegjësit e ngjarjes së Elbasanit, si në ngjizje, dhe më pas në shtrembërim të provave, i keni sot, "lart e më lart", në zyrat e shtetit. 

I keni në personin e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Sot, ai i ka ikur detyrës së atëhershme, dhe është graduar zv/ministër i Transporteve, por nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë.

I keni në personin e Alfred Shehut, prokurorit manipulator të provave të ngjarjes që "e fluturoi" me ngritje nga Elbasani në SPAK.

I keni në personat e Drejtorit të Policisë së Elbasanit dhe zv.Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, të cilët u bënë pjesë e strukturës inkriminuese dhe kriminale të fshehjes së faktit se në makinën e viktimës kishte materiale zgjedhore.

Arrestimi i 2 zv/drejtorëve nuk është punë e strukturave ligjzbatuese, por pasojë e rrëfimit të Nuredin Dumanit. Asnjë prej tyre nuk u hetua, prej më shumë se një viti, dhe as do të hetohej kurrë.

Nuredin Dumani, një vrasës me pagesë, u kthye në polic, prokuror dhe SPAK të Republikës. Sepse, kur Republika kthehet në kriminale, janë kriminelët që e rrëzojnë atë përmbi kalbjen e saj.

Po të kishim Republikë të ligjit dhe barazisë para tij, i pari që do të ishte thirrur në prokurori do të ishte përgjegjësi kryesor për ngjarjen, Taulant Balla.  

Këta janë njerëz të rrezikshëm.

Shqipëria është në rrezik”, tha Noka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos