Protesta e 7 korrikut, Berisha: Do të nisë një stinë e re për vendin

Nga A2 CNN
4 Korrik 2022, 19:40 | Politikë
Protesta e 7 korrikut, Berisha: Do të nisë një stinë e re

Sali Berisha, në një takim këtë të hënë me anëtarë të FRPD-së, u shpreh se në 7 korrik, kur do të mbahet protesta e opozitës në shesh, në vend do të nisë një stinë e re.

Kreu i PD theksoi se kjo betejë e sotme është shumë herë më e rëndësishme se ajo e rrëzimit të komunizmit.

“Zbresim në shesh si një opozitë e vërtetë, me qëllimin e vendosur për të filluar një stinë të re në betejën për të dalë nga monizmi në rrafshin politik.

Alternativë për këtë qeveri është kanabisi. Vendimi tjetër është të lejohet përdorimi publik i drogës. Misioni juaj është i një rëndësie jetike.

Ju ftoj të bëjmë gjithçka për të bashkuar çdo të ri për të dalë në shesh dhe për t’i treguar këtij regjimi se monizmi kurrë nuk kalon mbi ne. Për lirinë tonë vendosim ne. Ne nuk pajtohemi me një regjim që me krim e drogë nënshtron një komb. Kjo është një betejë më e madhe se ajo e vitit ‘90. Ajo ishte sistem dominoje, diktaturat po binin njëra pas tjetrës. Sot kemi një autokraci elektorale, një autokraci që rrëmben zgjedhjet dhe ia përligjin zgjedhjet”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos