
Edhe në kryeqytet protesta e naftëtarëve u shoqërua me tensione mes tyre dhe Policisë së Shtetit.
Naftëtarët prej disa muajsh nuk po marrin dot pagat e prapambetura. Situata e tyre ekonomike është mjaft e rënduar. Tensionet u përshkallëzuan në momentin kur disa naftëtarë u afruan pranë godinës së Ministrisë së Energjitikës, ku ata zhvendosën tubimin, pas protestave para Uzinës në Ballsh.
Ndonëse gjykata u ka njohur pagat e prapambetura, ky vendim nuk ekzekutohet. Nga Ministria u ofrua për dialog vetëm zv/ministri Ilir Bejtja, të cilin naftëtarët nuk e pranuan.
Pas më shumë se 4 orësh protestë, ministrja Balluku nuk pranoi të dialogojë me naftëtarët. Naftëtarët u rikthyen në Ballsh për të ndjekur nga andej revoltën e tyre duke tërhequr librazat e punës deri në momentin e kompesimit e mbi 25 pagave. (A2 Televizion)