
Po ikin të rinjtë, po ikin dhe pedagogët. Kjo protestë është që ky eksod të ndalet. Kështu nisi ajo që u thirr protestë kombëtare e pedagogëve në korpusin universitar pranë sheshit Nënë Tereza.
Theksi u vu edhe tek autonomia universitare si kërkesë themelore. Sa për pagat, ku është përqendruar dhe rezistenca kryesore e qeverisë, pedagogët zgjodhën të flasin me shembuj.
Në protestë nuk munguan edhe studentët. Ndonëse të paktë në numër ata kujtuan edhe protestën e tyre.
Protestat e pedagogëve do të vijojë edhe të premten në orën 10.00 në të njëjtin vend. (A2 Televizion)