Universitetet në rrethe, pedagogët të dyzuar mes bojkotit dhe mësimit

Nga A2 CNN
17 Tetor 2022, 15:16 | Aktualitet
Universitetet në rrethe, pedagogët të dyzuar mes bojkotit dhe

Një start ndryshe dhe me problematika mund të cilësohet viti i ri akademik 2022-2023 për universitetet e rretheve të vendit tonë. Të gjithë institucionet e arsimit të lartë, kanë hapur dyert për studentët, por me një staf pedagogjik të dyzuar mes vijimit të procesit mësimor dhe bojkotit pas thirrjes së sindikatës së pedagogëve që kërkojnë rritje të pagës dhe mbështetje të kërkimit shkencor.

Ky dyzim u konstatua edhe në orën 10:00 të ditës së parë të viti akademik, kur një pjesë e pedagogëve dolën në shenjë proteste në oborret e rektorateve dhe fakulteteve në rrethe. Në Elbasan rreth 20 pedagogë bojkotuan mësimin dhe pjesëmarrësit u shprehën se janë të bindur të vijojnë protestën deri në plotësimin e kërkesave dhe se kolegët janë shumë më tepër që i përkrahin edhe në heshtje.

Në Durrës një prej pedagogeve që bojkotoi mësimin shprehu vështirësitë e ekonomike të përballimit të jetës por edhe të punimeve shkencore që ka kryer. Edhe në Shkodër një pjesë e pedagogëve janë pro bojkotit për te arritur plotësimin e kërkesave që i cilësojnë më se legjitime. Në Gjirokastër, pedagogët kërkojnë mbështetjen dhe nga pjesa tjetër e shoqërisë, pasi kjo protestë nuk bëhet thjesht për të rritur rrogat e tyre. Sakaq, në universitetet e Vlorës dhe Korçës, dita e parë e vitit akademik ka vijuar normalisht dhe nuk ka pasur bojkot nga pedagogët.

Ndërkohë një tjetër problematikë e këtij viti akademik është edhe numri i ulët i studentëve kryesisht në mësuesi dhe në mënyrë të veçantë në programet e matematikes, fizikës, kimisë, apo gjuhëve të huaja, ku në disa universitete, kuotat e regjistrimit në këto programe është zero. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos