
Policia njoftoi se ka arrestuar 4 shtetas, si dhe ka proceduar në gjendje të lirë 46 shtetas të tjerë.
Sipas policisë, ata organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, shkatërruan pronën publike dhe private, si dhe plagosën 1 punonjës policie në tubimin e paligjshëm që vazhdoi më pas në drejtim të godinës së Kryeministrisë, në afërsi të Drejtorisë Vendore të policisë Tiranë, në drejtim të “Bllokut” dhe më pas, disa prej tyre të ndarë me grupe, janë kthyer sërish në Sheshin “Skënderbej” për të vazhduar më tej në rrugën e Durrësit, rrugën “Dritan Hoxha” dhe Sheshin Shqiponja.
Ndërsa, nuk ka një njoftim për ndalje të protestave, Policia e Tiranës kërkon respektim në maksimum të masave kufizuese, pasi grumbullimet dhe tubimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID -19. (A2 Televizion)