Aksident në Fier, humb jetën motoçiklisti

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2020, 15:23 | Kronikë
Aksident në Fier, humb jetën motoçiklisti

Një person ka ndërruar jetë pas një aksidentit të ndodhur këtë të shtunë në Fier. Policia thotë se një 60-vjeçar, drejtues i një motori, është përplasur nga një makinë tip Mercedes Benz dhe për pasojë ka humbur jetën.

Aksidenti, thotë policia, ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Fermë, në vendin e quajtur “Kalçeto”. Drejtuesi i mjetit, 26-vjeçari me inicialet A.S., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos