"Drejtësi për Klodianin”: Dy orët e protestës në Tiranë

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2020, 09:11 | Kronikë
"Drejtësi për Klodianin”: Dy orët e protestës

Në ditën e katërt të protestës, e cila zgjati 2 orë, u shënuan sërish përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Një nga policët mbeti i plagosur në sy, ndërsa disa nga protestuesit u shoqëruan.

Dy orë zgjati protesta e katërt në Tiranë Drejtësi për Klodianin” mbetet motoja e këtyre grumbullimeve. Vendi i takimit, si përherë, kryeministria.

Vetëm pak qëndruan aty të rinjtë pjesëmarrës, kryesisht minorenë dhe më tej nisi shpërndarja nëpër rrugët e kryeqytetit.

Myslym Shyri mbetet rruga që shndërrohet përherë në një mini sheshbetejë mes protestuesve dhe policisë, pasi që aty nis edhe shpërndarja për në ish-bllok apo drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Objektivi i sulmit mbetet i njëjtë: kryesisht sinjalistika, xhamat e stacioneve të autobusëve, kazanët e mbeturinave, dekoret zbukuruese, etj. Sërish gaz lotsjellës, por ndryshe nga herët e tjera, mpolicia e kishte hartuar planin e saj operacional, sipas strategjisë së protestuesve, pra copëzimi në grupe të vogla efektivësh që ndiqnin gjithashtu grupet e vogla të protestuesve.

Makina ujëhedhëse, specialë të FNSH-së dhe Forcat Operacionale forcuan radhët e “Shqiponjave” e të komisariateve.

Një ndër efektivët mbeti i plagosur në sy. Shoqërimet janë të zakonshme. Çdo i skeduar kapet. Në polici do të sqarohet pozicioni i secilit, nëse do të arrestohet apo procedohet në gjendje të lirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos