
Pedagogia dhe analistja, Iris Luarasi ishte e ftuar në “Ditarin” e orës 13:00 në A2, ku foli për aktualitetin politik në vend dhe protestën e studentëve.
“Për mua, rikthimi i opozitës në Kuvend nuk ka lidhje me protestën e studentëve, por ishte një veprim mekanik për të mos humbur mandatet. Nëse kjo opozitë do të ishte vërtetë e pakënaqur me mazhorancën, atëherë ka mundësi për zgjedhje të parakohshme dhe kjo vjen me dorëzimin e mandateve”, tha Luarasi.
Më tej, pedagogia e gazetarisë foli edhe për protestën e studentëve, duke e vlerësuar atë si gjënë më të bukur që ka ndodhur në 27 vitet e fundit.
“Më shumë më ka pëlqyer pjesa që nuk donin politikë”, u shpreh Luarasi. (A2 Televizion)