Protesta edhe në Shkodër e Kavajë, reagon Rama

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2018, 17:55 | Aktualitet
Protesta edhe në Shkodër e Kavajë, reagon Rama

Banorë të qytetit të Shkodrës bllokuan rrugën hyrëse të qytetit në shenjë proteste për situatën ekonomike.

Në protestë kanë dalë edhe fermerët e Bushatit të cilët bllokuan aksin rrugor Shkodër-Lezhë, për mungesën e tregut dhe çmimin e lartë të naftës.

Protestë ka pasur edhe në qytetin e Kavajës, ku është bllokuar rruga kombëtare Kavajë-Rrogozhinë.

Në lidhje me protestat, Kryeministri Edi Rama reagoi në “Twitter” duke shkruar: “Interesant. Punonjësit e bashkisë Lezhë protestojnë si fermerë, të bashkisë Shkodër si shoferë dhe të bashkisë Kavajë si francezë. Studentët s'duhet të dialogojnë, po duhen mbajtur peng me çdo kusht që të përdoren si qendër graviteti e revolucionit të Lulit dhe Monikës. Jo politikë?” (A2 Televizion)

https://twitter.com/ediramaal/status/1072154112840613888

A2 CNN Livestream

Latest Videos