Protesta të ashpra u regjistruan mëngjesin e së hënës në Oregon, kundër masave shtrënguese ndaj pandemisë së koronavirusit.
Mbi 300 protestues që kundërshtojnë izolimin u mblodhën jashtë godinës së parlamentit në Oregon, ku ligjvënësit ishin mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për të rishikuar masat.
Manifestimi nisi që në orët e para të mëngjesit, dhe në krye të tij qëndronin grupet e njohura të ekstremit të djathtë “Proud Boys” dhe “Patriot Prayer”.
Gjatë protestës pati dhe konfrontime me policinë, por që fatmirësisht pa të lënduar rëndë, duke qenë se të dyja palët ishin të armatosura. (A2 Televizion)