
Mijëra njerëz protestuan në të gjithë Francën të shtunën për të katërtën javë rresht kundër certifikatës së shëndetit COVID-19.
Marshimet u zhvilluan në 150 qytete, ndërsa Ministria e Brendshme vlerësoi në orët e vona të pasdites së djeshme se rreth 237,000 njerëz kishin marrë pjesë në protesta, numri më i lartë se fundjavën e kaluar.
Protestat erdhën vetëm dy ditë para përdorimit të kartës së shëndetit, që tregon se mbajtësi duhet jetë vaksinuar plotësisht, ose ka rezultuar negativ kohët e fundit apo është shëruar nga sëmundja, për të shkuar në bare, restorante dhe transport publik.
Certifikata shëndetësore tashmë kërkohet për të vizituar vendet kulturore dhe të kohës së lirë me kapacitet prej më shumë se 50 personash.
Gjatë tri javëve të mëparshme, protestuesit brohorisnin "Jo për certifikatën e shëndetit" dhe "liri". Ata argumentojnë se kjo kufizon liritë e tyre dhe se qeveria po i detyron njerëzit të vaksinohen.
Disa demonstrues po protestojnë gjithashtu nga qeveria që i bën vaksinat COVID-19 të detyrueshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor deri më 15 shtator.
Më shumë se 79% e të rriturve francezë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe 68% janë plotësisht të vaksinuar.
Të paktën 7 milionë njerëz kanë marrë vaksinën e tyre të parë që kur presidenti Emmanuel Macron njoftoi lëshimin e lejes së shëndetit më 12 korrik.
Franca po regjistron çdo ditë mbi 21,000 raste të reja të konfirmuara të virusit, një rritje e madhe nga një muaj më parë. Më shumë se 112,000 njerëz me virus kanë vdekur në vend që nga fillimi i pandemisë. Një ditë më parë vendi pa rritjen më të madhe të të shtruarve në terapi intensive, që arritën në 1500 persona në total, krahasuar me 1000 në dhjetëditëshin e fundit. (A2 Televizion)