Izraeli sulmon Rripin e Gazës, bllokon kompleksin ushtarak të Hamasit

Nga A2 CNN
7 Gusht 2021, 20:43 | Bota
Izraeli sulmon Rripin e Gazës, bllokon kompleksin ushtarak të Hamasit

Izraeli ka sulmuar Rripin e Gazës si kundërpërgjigje ndaj lëshimit të balonave me flakë nga ana e militantëve.

Ushtria izraelite tha se sulmet me avionë kanë bllokuar një kompleks ushtarak të Hamasit dhe një vend për lëshimin e balonave.

Më 6 gusht, një zonë bujqësore në Izrael, pranë Rripit të Gazës, u përfshi nga zjarri pasi militantët lëshuan balona me flakë.

Izraeli dhe Hamasi arritën armëpushim më 21 maj pas një lufte afro dy javore. Që nga ajo kohë militantët palestinezë kanë lëshuar balona zjarri në territorin izraelit, duke shkaktuar zjarre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos