Protesta masive në Rusi, sfidohen temperaturat e ulëta, mbi 200 të arrestuar

Nga A2 CNN
23 Janar 2021, 11:52 | Bota

Protesta të mëdha janë zhvilluar këtë të shtunë në të gjithë Rusinë kundër Kremlinit, në mbështetje të Alexei Navalny-t, opozitarit dhe kritikut më të ashpër të Putin.

Protestuesit, të cilët kanë sfiduar temperaturat e ulëta në lindje të Rusisë dhe Siberi, janë përplasur me policinë. Bëhet e ditur se më shumë se 200 prej tyre janë ndaluar nga policia.

Pak ditë më parë, një gjykatë në Rusi la në burg për 30 ditë liderin e opozitës për shkelje të dënimit me kusht, në një seancë që injoroi të gjitha thirrjet e vendeve perëndimore për ta liruar atë menjëherë. Pasi arriti t’i shpëtonte helmimit, Navalny bëri thirrje për protesta masive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos