Protesta në ditën e katërt, në Shkodër shkatërrojnë selinë e PS

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2020, 12:30 | Aktualitet

Qytetarët shkodranë protestuan sërish sot për vrasjen nga policia të të riut Klodian Rasha. Me pankarta në duar, qytetarë të shumtë kanë marshuar në rrugët e qytetit duke kërkuar drejtësi për 25-vjeçarin e vrarë.

Protesta nisi e qete, e me pas protestuesit kanë qëlluar me hurma makinën e policisë në qendër të qytetit, teksa mjeti është larguar për t’iu shmangur protestuesve. Më pas, një grup nga protesta goditën me sende të forta selinë e PS, duke i thyer xhamat.

Kujtojmë se ditën e vrasjes, xhaxhai i Klodianit tha se ai kishte dy hurma me vete. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/12/12/rama-terroristet-e-boko-haramit-i-perdorin-femijet-si-kamikaze-e-dhimbshme-te-ndodhe-edhe-ne-shqiperi/
https://a2news.com/video/vrasja-e-klodian-rashes-protesta-ne-durres-korce-e-pogradec/

A2 CNN Livestream

Latest Videos