
Presidenti Meta mori pjesë në Forumin Ndërkombetar për lumin Vjosa, ku kërkoi nga qeveria që ta zgjerojë zonën e mbrojtur duke shtrirë statusin e parkut kombëtar edhe në pjesët e tjera ku kalon ky lumë.
Sipas Kreut të Shtetit, duhet të dëgjohet zëri i banorëve të zonës.
“Qeveria shqiptare duhet të hedhë një hap të dytë në drejtim të mbrojtjes së lumit të Vjosës, atë të shpalljes Park Kombëtar Lumor të pjesës lumore të mesme, sidomos të pjesës Qesarat-Poçem.
Kjo pjesë e lumit strehon vlera të larta biodiversiteti dhe habitatesh lumore, dhe njëkohësisht mbetet potencialisht e kërcënuar nga ndërtimi i digave. Unë kam gjithmonë bindjen se ekspertiza akademike vendase dhe ajo ndërkombëtare janë të gatshëm të bashkëpunojnë për këtë”, tha Meta. (A2 Televizion)