
Prej disa orësh vijojnë reshjet e dendura të borës në fshatin e Dardhës dhe Voskopojës. Nga ARRSH bëhet me dije se bora i ka kaluar 5 cm.
Në terren ndodhet një borëpastruese për të hapur rrugën e Dardhës dhe për kriposje, por duhet ndërhyrja e me shume borëpastrueseve për të mbajtur situatën nën kontroll.
Disa prej akseve nuk kanë firma kontraktuese për hapjen e rrugëve, shkak të ankimimeve që janë bërë Agjencinë e prokurimeve publike në lidhje me to . Sektori i Qarkullimit Rrugor bën thirrje për vendosjen e zinxhirëve dhe gomave dimërore, pasi prej km 9 - km 12 ka vështirësi në ngjitje drejt fshatit Dardhës.
Pa firma pastrimi janë akset Korçë – Dardhë, Korçë-Qarr-Ersekë-Leskovik, Korçë-Dogana Goricë, Korçë-Lozhan-Moglicë. (A2 Televizion)