Prej disa ditësh, qytetarët e Sarandës protestojnë të shqetësuar në lidhje me hedhjen e inerteve te plazhi i Çentralit, i vetmi plazh publik në këtë qytet. Me thirrjet “Mos ma prek Çentralin” qytetarët kanë qëndruar për një orë përpara plazhit.
Protestuesit kundërshtojnë hedhjen e zhavorrit në plazhit historik të sarandjotëve, ndërsa kryetari i bashkisë Adrian Gurma sqaroi se punimet aty do të shërbejnë vetëm për të ndërtuar kantierin e punimeve për shëtitoren e re të qytetit dhe më pas plazhi do të rikthehet në gjendjen e mëparshme. (A2 Televizion)