All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

TikTok pa filtra, reklamohet emigrimi i paligjshëm, paratë false dhe prostitucioni

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2022, 16:35 | Sociale
TikTok pa filtra, reklamohet emigrimi i paligjshëm, paratë false dhe
All - Paragraf - 1

“Moj Europë, Europë e vjetër, si s’ma gjete një rrugë tjetër”, Emigrimi i paligjshëm drejt Anglisë nuk kryhet më në fshehtësi të plotë, por reklamohet në rrjete sociale.

TikTok është një nga platformat më të pakontrolluara, ku në vendin tonë po shërben për të gjetur klientë. Kalim 100% i sigurt dhe me çmime konkurruese shkruhet në videot që postohen nga persona anonim për ata që duan të emigrojnë ilegalisht.

All - Paragraf - 3

Tjetër aktivitet kriminal në këtë rrjet social është reklamimi i biznesit të kartmonedhave false. Prodhuesit mbajnë 20%-shin e shumës së kërkuar.

Fenomen shqetësues janë edhe qendrat e masazheve. Jo pak herë ndonëse jo drejtpërdrejt ato reklamojnë edhe prostitucion. Foto provokuese dhe ekspozimi i formave trupore të stafit të tyre, shkakton një lumë reagimesh nga komentuesit të cilët shohin provokim tek këto spote.

Prostitucioni shtrihet edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë nga vajza të cilat në TikTok, së bashku me ekspozimin e trupit, orientojnë ndjekësit edhe për shumën që duhet të paguajnë për një natë.

Po përse në Shqipëri nuk ka një filtër kontrolli, apo hetimi ndaj rasteve të mësipërme?

All - Paragraf - 7

“Kjo edhe mund të parandalohet ka sisteme që analizojnë jep TikTok profilet e user-ave që janë publike ose i analizon një softwer dhe nëpërmjet teknologjive lexohen tekstet që ndodhen mbi të dhe në bazë të tyre profilizohen ku flitet për para false apo prostitucion, krim kibernetik dhe me letër me shkrim i kërkohet Tikt Tok për profilet që duhen mbyllur”, shprehet eksperti Tomi Kallanxhi.

Sipas të dhënave shumica e përdoruesve në Shqipëri të kësaj platforme online janë minorenë, të cilët janë të ekspozuar ndaj videove të tilla. As Policia e Shtetit nuk ka një dikaster të dedikuar ndaj monitorimit të rrjeteve sociale.   (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos